TIRANE, 8 maj 2013– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi kërkesën e Arben Malaj për të kandiduar si kandidat i pavarur për qarkun Vlorë.
KQZ miratoi dhe projektvendimin për caktimin e partive politike të cilave ju lind e drejta të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të GNV-ve, për zgjedhjet për Kuvend të datës 23 Qershor 2013”.
Njëkohësisht katër anëtarët e këtij institucioni miratuan dhe shtesën në Vendimin e KQZ-së, nr.278, datë 03.03.2013, “Për ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias, për monitorimin e fushatës zgjedhore, në radion dhe televizionin publik dhe ato private”.
Ndërkohë që sipas kryetares së KQZ-së, Lefterie Lleshi listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit po verifikohen dhe do të publikohen sipas afatit ligjor, i cili përcakton 14 majin si ditën e fundit.





