POGRADEC, 8 maj 2013– Mëngjesin e ditës së sotme një 40-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga pallati.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 3 të Pogradecit.
Sipas policisë mësohet se gruaja vuante nga depresioni dhe nga probleme të tjera shëndetësore.
Dyshohet se gjendja e rëndë depresive të ketë qenë shkaku që ka shtyrë drejt vetëflijimit 40 vjeçaren me iniciale L.K.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke hetuar për shkaqet që e shtynë 40 vjeçaren të merrte këtë vendim.





