ITALI, 8 maj 2013– Policia italiane eSan Giovanni Valdarno, arrestoi dy shqiptarë të cilët u kapën me 10 kilogramë lëndë narkotike.

Të ndaluarit janë një vajzë e moshës 28 vjeçare dhe një 32 vjeçar shqiptar.

Dje pasdite dy shqiptarët ishin duke udhëtuar në autostradë drejt Valdrano, kur u ndaluan nga policia për një kontroll rutinë.

Policia dyshoi për dy shqiptarët, sepse asnjëri prej tyre nuk ishte rezident në këtë zonë.

Gjatë kontrollit të policisë, në hapësirat e dyerve dhe në pjesët e pasme të sediljeve u zbuluan 10 kilogramë marijuanë e ndarë në pako me nga gjysmë kg secila.

Të dy shqiptarë kanë qenë të tradhëtuar nga nervozizmi gjatë kontrollit, kështu nuk i ka shpëtuar policisë. 

Nga verifikimet e policisë rezultoi se dy shqiptarët e ndaluar merreshin prej kohësh me tregti droge dhe lënda e sekuestruar ishte e destinuar për tregun vendas.

Dy të prangosurit u dërguan në ambientet e paraburgimit në Arrezo, dhe në atë të Firences Sollicciano, në pritje të gjykimit të tyre.

Sakaq nga ana e policisë vendase vijojnë hetimet për të zbuluar bashkëpunëtorët e mundshëm në tregtinë e drogës.