TIRANË, 8 maj 2013 –Edhe në ditët që vijnë pranvera do të jetë e paqëndrueshme.
Departamenti i klimës dhe mjedisit në Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të UPT-së ka botuar këtë buletin meteorologjik në dispozicion të enteve shtetërore dhe publikut:
Për datën 8 maj 2013
Gjatë kësaj dite mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot i paqëndrueshëm me kthjellime dhe kalime vranësirash të çrregullta në orët e pasdites, të cilat do të shoqërohen edhe me shira të dobëta lokale.
Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 15 km/orë, nga kuadrati i veriut.
Temperaturat ekstreme, me një ulje në vlerat minimale, pritet të luhaten
NË VENDET MALORE:
temperaturat minimale do të zbresin deri në 8 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 17 gradë C.
NË VENDET E ULËTA:
temperaturat minimale do të zbresin deri në 11 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 24 gradë C.
NË BREGDET:
temperaturat minimale do të zbresin deri në 13 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 24 gradë C.
Për datën 9 maj 2013
Gjatë kësaj dite, si rezultat i ndikimit të një mase ajrore të paqëndrueshme, pritet të mbizotërojë mot me vranësira te çrregullta dhe kthjellime të përkohshme.
Priten shira lokale, që do të jenë më intensive në lindje të vendit.
Era do të fryjë e lehtë, deri 15 km/orë, nga kuadrati i veriut.
Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten:
NË VENDET MALORE:
temperaturat minimale do të zbresin deri në 8 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 17 gradë C.
NË VENDET E ULËTA:
temperaturat minimale do të zbresin deri në 11 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 24 gradë C.
NË BREGDET:
temperaturat minimale do të zbresin deri në 13 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 24 gradë C.
Për periudhën 10-13 maj 2013
Situata sinoptike e parashikuar për datën 11 maj në mesditë, tregon se mbi vendin tonë gjatë kësaj periudhe do të ndikojë kryesisht periferia e një fushe me presion atmosferik të ulët me aktivitet të dobët,e cila do te shoqërohet me një paqëndrueshmëri relative në lartësi.
Rrjedhimisht, pritet që në përgjithësi gjatë kësaj periudhe të mbizotërojë mot i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare dhe kthjellime të përkohshme. Vranësira do të shoqërohet me shira të dobëta lokale, më të theksuara në vendet malore.
Temperaturat maksimale do të luhaten: në vendet malore nga 16-19 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 22-26 gradë.
Temperaturat minimale do të luhaten: në vendet malore nga 7-10, ndërsa në zonën e ulët dhe bregdet nga 12 deri në 14 gradë.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, në përgjithësi nga veriperëndimi.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





