TIRANE, 7 maj 2013- Policia e kryeqytetit arrestoi një 41-vjeçar, me profesion avokat, i cili akuzohet për mashtrim. 

Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasi B.Koçi i ka marrë një qytetari shumën prej 15 mijë eurosh, duke i premtuar leje dhe sheshe ndërtimi. 

Mësohet se denoncimi është bërë nga vetë qytetari që ka rënë viktimë e mashtrimit, pasi ka kuptuar se premtimet e avokatit nuk do të bëheshin kurrë realitet. 

Ndërkohë Policia e Tiranës ka nisur hetimet për raste të tjera mashtrimi, në të cilat dyshohet se është përfshirë avokati B.Koçi.