SHKUP, 7 maj 2013– Ai në fillim të procesit gjyqësor ishte në paraburgim dhe rregullisht paraqitej në seancat gjyqësore, por pas heqjes së masës së paraburgimit ai është arratisur dhe është i pakapshëm për organet e rendit.
Gjykata Penale Shkup 1 ka dënuar me 13 vite burg Petar Manevskin, vrasësin e maturantit Muhamed Ali Jashari. Manevski është shpallur fajtor për shkaktimin e lëndimeve trupore të Muhamedali Jasharit.
Manevski u gjykua në mungesë. Ai në fillim të procesit gjyqësor ishte në paraburgim dhe rregullisht paraqitej në seancat gjyqësore, por pas heqjes së masës së paraburgimit ai është arratisur dhe është i pakapshëm për organet e rendit.
Për rastin e njëjtë, me 4 muaj burg u dënua Stefan Gelov për veprën penale kërcënim me mjet të rrezikshëm ndërsa personi i tretë, Dorijan T, gjykata e liroi nga ndjekja penale.
Incidenti në të cilin u vra Muhamed Ali Jashari ndodhi në prill të vitit 2011 oborrin e shkollës së mesme "Zdravko Cvetkovski", kur maturanti nga Kondova, u mundua që t'i ndihmon shokut të tij maqedonas të cilin e kishin sulmuar personat e lartpërmendur.





