TIRANE, 7 maj 2013– Pas diskutimit me Elonen, Rikja duket se eshte ndergjegjesuar dhe eshte gati per te folur me Ilirin. Ai e therret nderkohe e te dy mundohen te sqarohen, ku Rikja i kerkon Ilirit qe mosmarreveshjet mes tyre te marrin fund dhe sjellja e tij karshi saj te ndryshoje.

Ajo i kerkon qe Iliri te mos vazhdoje me me shakate e tij te tepruara e me batutat banale, te cilat nuk i duron dot dhe pashmangshmerisht bejne qe te krijohen zenka e debate mes tyre. Nderkohe qe Iliri i ben te qarte se as ai nuk duron dot sjelljen e saj prej vajze te zgjuar here pas here.

Ai eshte i sigurt se Rikja eshte duke bere nje loje me te dhe se sqarimi i vertete mes tyre do te vije pasi te zbulohet loja e saj. Nderkohe, Rikja e bind se nuk behet fjale per asnjefare sqarimi.

Ai mendon se Rikja nuk e respekton dhe e vetmja menyre per ta justifikuar eshte se ajo mund te jete duke bere nje loje. Rikja i kerkon qe te sqarohen dhe i ben te qarte se sjellja e saj eshte si pasoje e sjelljes se pahijshme te tij kundrejt saj.

Iliri mendon se Rikja lejon te kete afrimitet me te gjithe djemte ne shtepi, nderkohe qe e kundershton ate per cdo gjest dhe nuk lejon te kete kurrfare afrimiteti me te. Ai thote se kjo gje e bezdis shume dhe e ben qe te reagoje ne ate forme.

Rikja i kerkon Ilirit qe te mbaje nje qendrim korrekt, pasi me reagimet e tij ben qe ajo te humbe kontrollin dhe ajo nuk arrin te arrije deri ne ate pike. Ndersa Iliri i tregon se eshte duke luajtur me dobesine e saj dhe kete e ben per hir te lojes qe po ben, si pasoje e lojes se saj. “Ti nuk me ke treguar mua se ke limite”, i thote Iliri, i cili justifikon sjelljen e tij.

“Mos me trajto mua si Joana, se nuk jam e atij niveli”, i thote Rikja, nderkohe qe te dy qetesohen e mundohen te flasin me njeri-tjetrin dhe vendosin qe situata mes te dyve te permiresohet.

Rikja ja përplas në fytyrë Joanës 

Pas bisedës që Rikja shkëmben me Joanën, Edberin dhe Viganin, për sa i përket marrëdhënies së saj me Ilirin dhe zënkave të vazhdueshme mes tyre, Joana i bën një pyetje Rikes, duke pritur opinionin saj.

“Domethënë ti Rike, me sa kam kuptuar, ke mendim pozitiv për të gjithë, veç meje?”. “Të them të drejtën, po. Nuk më ke pëlqyer”, ia kthen Rikja, duke e sqaruar se për të gjithë ka një mendim të sajin, por sjellja e saj kundrejt banorëve të tjerë nuk i ka pëlqyer aspak. “Faleminderit për sinqeritetin!”, ia kthen Joana, ndërsa Rikja vazhdon të argumentojë përgjigjen e saj, duke thënë se për asnjë gjë që Joana ka bërë në këtë shtëpi, nuk i ka pëlqyer dhe se nuk ka pse të tregohet hipokrite ndaj saj.
“Si ka mundësi që një njeri kaq pozitiv sa unë, ty të duket negativ?”, i thotë Joana, duke i lënë të kuptojë se Rikja është ndikuar nga mendimi i Elonës dhe Ilirit për të. Ndërsa Rikja i tregon se këtë mendim ajo e ka krijuar lidhur me situata që kanë ndodhur mes tyre në shtëpi. “Nuk i paske kuptuar siç duhet. Sepse ti këto situata i paske parë me sytë e Likes dhe Elonës”, ia kthen Joana.

Rikja mundohet t’ia mbushë mendjen se atë mendim e ka krijuar vetë për të dhe se nuk është ndikuar aspak nga asnjëri prej banorëve. “Ata mund të më kenë folur keq edhe për Anaidin apo ndonjë tjetër, por unë nuk kam mendim negativ për të”, shpjegohet Rikja.

“Atëherë ti ke diçka personale me mua, por nuk ta kam shkaktuar unë atë gjë”, i thotë Joana pastaj, por Rikja e mohon që kjo gjë të jetë e vërtetë, pasi Joanën e shikon njësoj si çdo banor tjetër në shtëpi.

“Nuk më pëlqen aspak si tip, nuk kam se ç’të bëj”, i thotë Rikja, por Joana vazhdon t’i përsërisë se është natyrë pozitive dhe se i vjen çudi që Rikja nuk po e shikon ende me atë sy.
“Për mua nuk je aspak pozitive”, vazhdon t’i thotë Rikja.
“Mbase këtë e bën edhe për lojë”, i thotë Rikja ndërsa Joana është duke u larguar. Joana i shpjegon se fakti që shfaqet provokuese ndaj banorëve nuk do të thotë se është negative. Dhe ndërkohë që vazhdon të mendojë se Rikja ndikohet shumë nga banorët e tjerë dhe t’ia shprehe ende, largohet.

Shpendi flirton me Riken…

Shpendi shkon në dhomën e gjumit ku ndodhet Rikja dhe fillon të flirtojë me të, sepse në dhomë ndodhet edhe Iliri.

Shpendi me këtë veprim do të shikojë reagimet e Ilirit në lidhje me këtë situatë. Shpendi fillon ti flasë Rikes për gjërat e përbashkëta që ato kanë me njëri-tjetrin. Por pas disa çastesh e kthen bisedën aty ku i intereson atij. Fillon të diskutojë për Ilirin. Ai e pyet Riken se si do të reagonte ajo nëse Iliri do i shprehte dashurinë. Rikja i përgjigjet që Iliri herë i afrohet, herë i largohet dhe nuk di ç’të mendojë për të. Shpendi i thotë Rikes që ndoshta ai ka këtë lloj sjellje me ty sepse ndihet xheloz në një farë mënyre. Rikja e mohon duke thënë se nuk ka pse ta bëjë një gjë të tillë. Rikja mendon që Iliri është duke luajtur një lojë me të dhe asgjë më tepër. Ajo më tej shton se janë banorët që i kanë marrë veprimet e tij si të tilla, sepse ndoshta ai nuk ka asgjë nga ato që thonë.

Misioni sekret i Rikes tremb banoret në shtëpi 

Banorët vazhdojnë të hedhin shumë dyshime mbi misionin e Rikes. Joana, Anaidi, Edberi, Vigani dhe Elona ndodhen në dhomën e ndenjes dhe po diskutojnë.

Joana vazdon me mendimin e saj se Rikja nuk është e keqe siç ajo tregon veten herë pas here por është më ndryshe. Ajo argumenton edhe veprimet se nga e ka kuptuar një gjë të tillë.

Joana e paralajmëron Viganin se ai është në shënjestër të Rikes dhe duhet të ketë kujdes nga ajo sepse që në fillim Rikja ka pas një tendencë ndaj tij. Elona ndërhyn duke e pyetur Joanën sepse duhet të ketë kujdes Vigani nga Rikja. Joana i përgjigjet që asnjëherë nuk i dihet misioni i saj dhe kjo është arsyeja se përse duhet të jetë i kujdesshëm. Teksa banorët vazhdojnë të bëjnë hamendësime për Riken, Edberi shprehet se këtë javë është Rikja ajo e cila do të lërë shtëpinë.

Sipas Elonës, Rikja nuk është me mision por do të jetë diçka tjetër e cila do të na habisë të gjithëve dhe nuk do të jetë nga ato gjëra që ne kemi parashikuar. Banorët hedhin hipoteza nga më të ndryshmet për misionin e Rikes. Sipas Shpendit, Rikja mund të ketë një mision si ai i Arsimit por në këtë rast për të eliminuar dikë i cili është në nominim ose për çdo javë ka një mision të caktuar për te zgjatur jetëgjatësinë në shtëpi.

Rike ndërkohë ndodhet në dhomën e gjumit shtrirë dhe po bisedon me Viganin në lidhje me dyshimet që banorët kanë në lidhje me misionin e saj. Vigani i rrëfen Rikes, se çfarë mendojnë banorët për të. Sipas Viganit, Rikja kur të dalë do të eliminojë edhe një banorë të shtëpisë. Rikja nuk thotë as po as jo, por i thotë Viganit që dua ti jap dorën personit që e ka thënë një gjë të tillë. Në bisedë përfshihet edhe Elona, e cila ka edhe ajo të njëjtin mendim si gjithë banorët e tjerë që ajo ka një mision në shtëpi. Rikja i thotë banorëve që bëjnë mirë që kanë dyshime, por jo kaq thellë sa i futen ato.

Rikja pranon: Jam e paqëndrueshme 

Rikja i tregon Elonës për familjen e saj dhe marrëdhënien me të ëmën dhe të motrën.

Ajo tregon se nuk ka një marrëdhënie edhe aq të mirë me të ëmën, pasi ajo nuk e kupton, sipas Rikes. “Nuk të kupton ajo apo nuk e kupton ti atë?”, e pyet Elona. Rikja e sqaron e i thotë se e ëma pret që Rikja të ketë shumë përgjegjësi e madje të përkujdeset për të vëllanë për gjithçka, por Rikes kjo gjë i duket një përgjegjësi shumë e madhe për moshën e saj. “Por unë nuk e di nëse do t’ia dal dot kështu, pasi kam tjetër karakter e nuk jam shumë e qëndrueshme”, thotë Rikja, gjë që shkakton të qeshura tek Elona për mënyrën se si Rikja e përshkruan veten.
Për të motrën Rikja thotë se ka nje karakter ndryshe nga i saji, pasi është shumë e urtë. Ndërsa për të vëllanë tregon e thotë se është më i vogli i shtëpisë dhe më i përkëdheluri, pasi është rritur mes tri femrash. “Është lumturia e familjes”, shprehet Rikja për të.

Më pas Elona e pyet se si ndihet vëllai i saj nga mungesa e të atit dhe pas kësaj pyetjeje Rikja loton menjëherë, duke e pasur të vështirë të flasë. Megjithatë ajo tregon mes lotësh se ai nuk e ka ndier aq shumë mungesën e të atit, pasi Luka, i dashuri i saj, është kujdesur shumë mirë për të dhe luan rolin e një babai për të. Ndërsa Elona, teksa e shikon që Rikja nuk po ndihet mirë, çohet dhe i kërkon që të mos vazhdojë të flasë më, teksa të dyja e shndërrojnë këtë moment në një shaka e të qeshurash mes njëra-tjetrës.