DURRES, 7 maj 2013- Një sherr banal  mes drejtuesve të furgonave ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Ngjarja ka ndodhdur në afërsi të  "Stacionit të Trenit" në Durrës.Sherri sipas policisë  ka nisur midis dy shtetasve të cilët më vonë janë përballur përballur me njeri-tjetrin me armë zjarri. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur në këmbë shoferi i furgonit, dhe pikërisht 33 vjecari me iniciale Sh.P,  i cili është dërguar për në spitalin e Durrësit, nga ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka shokuar kalimtaret e rastit të cilët në momentin e të shtënave ishin të shumtë në numër.  Menjeherë në vendngjarje ka mbrritur policia e cila ka nisur hetimet, ndërsa ka arrestuar autorin e plagosjes, vetëm pak minuta pas ngjarjes.

/e.a. Agjencia Lajmeve "Dyrrah"/