SHBA, 7 maj 2013– Kjo skenë e nxehtë ka ndodhur në koncertin e reperit Danny Brown teksa ai ishte në mes të një kënge në Klubin Triple Rock Sociale më 26 prill në Minneapolis.
Në internet janë përhapur video në të cilat duket qartë kur reperi i afrohet një vajze në rreshtin e parë dhe përfshihet në një akt të nxehtë.
Vajza e paidentifikuar i ul pantallonat këngëtarit dhe kryen seks oral me të përpara mijëra personave të pranishëm në koncert.
Momentalisht nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga ana e reperit Brown, ndërsa dëshmitarë të shumtë shprehen të bindur se në koncert ka ndodhur realisht një akt seksual.
“Në një moment ai u afrua pranë një vajze në rreshtin e parë, e cila ndodhej ngjitur me mua. Ajo i uli pak pantallonat dhe filloi të bënte seks oral me të, ndërsa Danny Brown këndonte gjatë gjithë kohës. Ishte shumë e shpifur.”- u shpreh një nga fansat e reperit, i cili ishte i pranishëm në koncert.
Kitty Pryde, e cili ishte aktualisht në turne me Brown, nxitoi për mbrojtjen e tij me anë të një letre duke shprehur zemërimin e saj mbi atë që ajo e konsideron si përdhunim.
Sipas saj raperi Danny Brown ka bërë seks oral në skenë gjatë koncertit 'pa pëlqimin e tij'.





