DURRËS, 6 maj 2013- Garat e shpejtësisë së lartë që shtojnë adrenalinën dhe rrisin rrezikun kanë vënë në lojë jetët e dy të rinjve të cilët janë aksidentuar në Porto Romano të Durrësit. Ngjarja është regjistruar pak pas mesditës së të dielës, në orën 12.30, në lagjen 15 të Durrësit, në afërsi të godinës së re universitare. Shpejtësia e madhe e motorrëve gjatë garës ka shkaktuar jo vetëm shqetësim për banorët e zonës, por edhe përplasjen e mjeteve dhe dëmtimin e dy drejtuesve. Në aksident janë përfshirë një 23 vjeçar nga Tirana, që drejtonte një motor “Triumf” pa targa, dhe një 24 vjeçar me banim në Durrës që drejtonte motoçikletën "Triple” me targa RM 22022. Dy konkurentët në garën e shpejtësisë kanë përfunduar me plagë të rënda në Spitalin Ushtarak, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj të dyve për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Garë me motorra, aksidentohen dy në Durrës
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Horoskopi ditor, e martë 28 prill 2026
Lëvizja Vetëvendosje propozoi dy emra për President të ri të Kosovës, sot afati i fundit kushtetues! Çfarë pritet të ndodhë në Parlament
Temperatura deri në 28 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Studimi, stresi në shtatëzani ndikon negativisht në zhvillimin e trurit të fëmijës





