Robert Pershing Wadlow ka qenë njeriu më i gjatë që e njeh historia dhe sot e kësaj dite vazhdon ta mbajë këtë rekord.
Ai njihet si ‘gjiganti i Illinoisit’, pasi lindi dhe u rrit në Alton të Illinoisit.
Për shkak të një çrregullimi, gjëndra e tij e hipofizës i ishte rritur shumë saqë prodhonte sasi anormale të hormonit të rritjes. Ai kishte vazhduar të rritje deri në momentin e vdekjes.
Robert ka ndërruar jetë në vitin 1940, në moshë 22-vjeçare, ndërsa ka qenë i gjatë 2.72 metra dhe ka peshuar 199 kilogramë.
Që kur ka filluar të mbajë këto të dhëna Robert Pershing Wadlow ka qenë gjithmonë rekordmen.
Askush pas tij nuk ka arritur ta kapë rekordin e tij të gjatësisë.





