UASHINGTON, 6 maj 2013 –Shqipëria ka një borxh mesatar publik prej 62  për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB ose GDP).

Banka Botërore në Takimet e Pranverës 2013 me FMN-në konstaton se borxhi mesatar  publik pothuajse është dyfishuar në Evropën Qendrore dhe Ballkanin Perëndimor në krahasim me vitin 2008, duke arritur nga 28,3 për qind në atë vit në 45,5  për qind në vitin 2012.

"Borxhi mesatar publik është në nivele me mundësi rreziku dhe përbën një barrë të rëndë për financat publike në Hungari-76 për qind, Shqipëri- 62 për qind, Poloni – 56 për qind, Serbi- 54 për qind, Kroaci dhe Slloveni- 53 për qind”, konstaton Banka Botërore në deklaratën e saj për shtyp në përfundim të Takimeve të Pranverës 2013 të zhvilluara në Uashington.

Në këtë listë rreziku për financat publike Shqipëria renditet e dyta.

Erjon Luçi, ekonomist në në Zyrën e Bankës Botërore në Tiranë thotë për Deutsche Welle-n:

“Shqipëria shpenzon rreth 3,3  për qind të PBB-së çdo vit për të paguar interesat e borxhit publik i cili mund të përdoret për qëllime më produktive si p.sh. për investimet publike.

 “Ndërkohë, nëse ritmet e rritjes së borxhit publik lënë pas ato të rritjes së PPB , tregjet financiare mund të vendosin që është shumë e rrezikshme të financojnë këtë borxh nëse ai dështon të prodhojë rritje ekonomike”.

Sipas analistëve vendas të zhvillimeve ekonomike në Shqipëri, cilado qoftë përbërja e qeverisë që do të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, ajo do të ketë si emergjencë reduktimin e borxhit publik, rishikimin e sistemit fiskal me synim zhvendosjen e peshës së tatim-taksave nga tatimi mbi të ardhurat dhe fitimi drejt taksës mbi konsumin dhe pasuritë e patundshme, përshpejtimin e ritmeve të rritjes ekonomike të vendit dhe të procesit të integrimin

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/