BULLGARI, 5 maj 2013- Shtetasi bullgar, Neçislav Kozarev (47), i cili u vetëdogj në mes të kësaj jave ka vdekur dje, duke e çuar në 6 numrin e viktimave të vetëdjegur në  brenda disa javëve në vend. Kozarev, i cili u dogj me benzinë të mërkurën, në qytetin Smoljan në jug të Bullgarisë, nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të rënda, njoftoi spitali ku ai ishte dërguar për kurim. 

Bullgaria ka përjetuar 6  raste vetëdjegiesh të ngjashme përgjatë disa javëve të fundit në kuadër të zemërimit dhe protestave të fuqishme kundër varfërisë dhe korrupsionit, që sollën në fund të muajit shkurt edhe dorëheqjen e kryeministrit, Bojko Borisov.

Nga gjashtë viktimat, tri kishin kërkesa politike, kurse tri të tjera zgjodhën si shkak të vdekjes, varfërinë.