KUCOVE, 4 maj 2013- Një aksident i rëndë rrugor është shënuar sot në Kuçovë ku si pasojë ka mbetur i plagosur një fëmijë vetëm 4 vjeç.

Mësohet se një mjet tip ‘Golf’, ka përplasur një fëmijë 4-vjeçar me inicialet L.L.

Dyshohet se fëmija ka qenë duke kaluar rrugën i vetëm, por e ka përplasur ‘Golfi’.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip ‘Golf”, ndërsa fëmija 4-vjeçar do të dërgohet në Spitalin Ushtarak në Tiranë, pasi gjendja e të voglit, paraqitet tepër e rëndë.