Nominimet e rreme që kanë vënë përballë Eldorën me Joanën kanë krijuar gjatë kësaj jave një klimë tensioni mes vajzave.
Eldora na përmend X5-sat dhe karkalecat drekat në plazh dhe këtej thotë që nuk ka njeri’,është shprehur Joana gjatë debatit me Eldorën.
Rikja bën Joanën të ndihet keq
Anaidi vazhdon t’i flasë Elonës me fjalë përkëdhelëse, më të cilat i është drejtuar që në mëngjes. Ai e quan “shpirt”, “zemër”, “jetë”, “dritë e syve”, duke folur me ironi me të, ndërsa Elona qesh me vete dhe më vonë largohet, duke e shmangur.
Ndërsa aty shkon Rikja dhe Anaidi përfiton për ta futur edhe Riken në bisedën e tyre dhe thotë se asaj nuk mund t’i drejtohet kurrë me fjalë të ëmbla, por ajo ndihet xheloze. “Xheloze mbase ndihet dikush tjetër këtu”, ia kthen Rikja, duke iu referuar Joanës, e cila është duke ardhur. Joana nervozohet e i thotë se nuk mund të ndihet xheloze për të. “Anaidi ka thënë që ti duhet vetëm të vishesh për t’u bërë e bukur, pasi në normalitet është e shëmtuar”. Sapo thotë këtë ajo largohet, duke e nervozuar edhe më shumë Joanën, e cila sapo largohet Rikja, i kërkon sqarim Anaidit mbi ato fjalë. Anaidi i sqaron se ajo po i transformon fjalët e kërkon që ta nervozojë Joanën. Gjithashtu i shpjegon se është duke bërë një lojë me Elonën dhe Riken, të cilën do t’ia sqarojë më vonë.
Rikja e Vigani sqarohen
Rikja dhe Vigani shkojnë në ambientet e bibliotekës për të sqaruar një keqkuptim që Rikja mendon se ka ndodhur mes tyre gjatë shkëmbimit të batutave ironike mes saj dhe Edberit.
Ndërsa Rikja dhe Vigani shkojnë në ambientet e bibliotekës për të sqaruar një keqkuptim që Rikja mendon se ka ndodhur mes tyre gjatë shkëmbimit të batutave ironike mes saj dhe Edberit.
Rikja para se të fillonte të fliste me ironi me Edberin, ka shkëmbyer disa batuta me Anaidin, gjë që e nxiti Edberin për të reaguar. Pas reagimit të Edberit Rikja ka hedhur një batutë duke përmendur një shprehje “Merr dy litarë dhe paguaj një”, duke i lënë të kuptojë se ai përsërit çdo gjë që thotë Anaidi. Ndërsa Vigani e ka keqkuptuar këtë gjë, duke menduar se mos Rikja ishte duke dhënë indikacion në lidhje me sekretin e tyre, për faktin që janë dy banorë, një konkurrent.
Për këtë arsye ata sqarohen me njëri-tjetrin, ndërsa Rikja i kërkon që ai të mos ndërhyjë në çdo vend ku përmendet Edberi, pasi banorët e tjerë mund ta kuptojnë e ta marrin si indicie për zbulimin sekretit të tyre.
Iliri: “Elona është e martuar, pasi…”
Elona, Rikja, Iliri dhe Eldora ndodhen në lulishte dhe po bëjnë shaka me njëri tjetrin.
Iliri i bën komplimente Rikes duke i thënë që është një femër seksi. Rikja duke qeshur i thotë që nuk është e vërtetë një gjë e tillë sepse ajo është super seksi. Kjo shkakton të qeshura te banorët. Ilir vazhdon me komplimentet e tij duke i thënë që është si kukull, që ka një trup shumë të bukur. Rikja e paralajmëron që të ketë kujdes se mos bie në dashuri me të.
Më tej banorët diskutojnë rreth statuseve social që ato kanë. Rikja deklaron që do vdesë single dhe fillon duke qeshur me të madhe, por më pas thotë jam e martuar duke bërë shaka me Liken. Sipas Ilirit i vetmi person i martuar është Elona. Elona nuk përgjigjet, por e pyet Ilirin se pse e mendon një gjë të tillë. Sipas tij ajo është e martuar sepse ka pasur një raport shumë korrekt me banorët brenda shtëpisë dhe kjo e bën të mendojë një gjë të tillë.
Më në fund edhe Elona hapet, tregon për jetën e saj…
Biseda mes Elonës dhe Rikes vazhdon për minuta me radhë, ndërsa Elona ka filluar të flasë e të hapet me Riken për sa i përket jetës së saj e gjërave të saj personale, për të cilat ka folur rrallë në shtëpinë e Big Brother.
Më pas Elona tregon se ka pasur një jetë të vështirë dhe i është dashur që të shpenzojë shumë edhe financiarisht. Ajo thotë se ka pasur sportin e të atit dhe motrave gjatë gjithë kohës, të cilat e kanë ndihmuar e i kanë qëndruar pranë, duke luajtur rolin e së ëmës. Më pas tregon për karakterin e saj, duke thënë se mundohet t’i ndihmojë shumë të tjerët, aq sa shpesh e harron veten. “Edhe unë këtë tip kam, por ca njerëz përfitojnë”, thotë Rikja.
“Kam bërë dy shkolla të larta, me 6 mijë euro viti dhe familjarët më kanë ndihmuar”, tregon Elona.
Rikja e pyet për të atin, ndërsa Elona tregon se ai ka një lokal, ku punon bashkë me motrën e saj të madhe. Ajo tregon se i ati është 64 vjeç, por pas vdekjes të së ëmës ka rënë shumë fizikisht, duke e përjetuar keq ndarjen e saj nga jeta.
Ajo thotë se e ka për detyrë që t’i qëndrojë pranë e ta ndihmojë, duke mos e lënë vetëm.
Pasi të vendosë që të jetojë në Shqipëri, mendon që ta marrë edhe të atin me vete, pasi për moshën që ka mbase është më mirë që edhe ai të kthehet në vendlindje, sipas saj.
Më pas ajo flet për adoleshencën dhe ngjarjet që ka përjetuar gjatë gjithë atyre viteve edhe më vonë, duke thënë se edhe pse ka qenë e re dhe e papjekur, është munduar që të kuptojë prindërit e të jetë shumë e lidhur me ta. Elona tregon se prindërit e saj kanë ditur gjithçka që i ndodhte gjatë ditës.
Më pas në bisedën e tyre futet edhe Iliri e vajzat tregojnë histori të ndryshme nga shoqëria e tyre.
Edberi ndërkohë, ndodhet në kuzhinë duke gatuar, ndërsa afër tij shkon edhe Vigani e të dy bisedojnë se si t’ia mbushin mendjen Rikes, për ta realizuar misionin e caktuar nga Vëllai i Madh. Pas pak Joana shkon afër tyre dhe u thotë djemve se misioni është realizuar, por mbase do të ishte më mirë që kërkesën ndaj Rikes ta realizonin pak më bukur.
Rikja e BB rrëfen historinë e saj të dashurisë: S’jam e sigurt nëse do më presë
“Jam shumë xheloze, nuk i tregova që po hyja në ‘Big Brother’”
E ngarkuar nga “Vëllai i Madh” me misionin për t’u lyer flokët banorëve, Edberi dhe Vigani i vënë kusht se do të pranonin vetëm nëse ajo do të flinte me të dy. Rikja u dha fjalën, por më pas i deklaroi Elonës që unë jam gati të dal nga shtëpia më mirë sesa të afrohem me një mashkull. Ndërkohë që Edberi dhe Vigani mbeten të zhgënjyer, Rikja i rrëfen Elonës historinë e dashurisë së saj, gjë që e bënte për herë të parë pas tri javësh qëndrimi në “Big Brother”. “Me Lukën njihemi që të vegjël, ai është një mashkull shumë i pashëm, tip latini, me buzë shumë të bukura. Sot është një nga DJ më të kërkuar në Itali dhe jashtë, si dhe ka një shtëpi të tijën diskografike.
Unë kam kaluar një jetë të vështirë në familjen time, jam detyruar të punoj që 13 vjeç, por njohja me Lukën më ndryshoi jetën. Nëse unë sot dukem si e përkëdhelur, është se më ka llastuar ai. ” Më pas, Rikja tregon se është xheloze e sëmurë për Lukën dhe ideja që ai mund të ishte afër një femre tjetër, e çmend. Pastaj ajo i kërkon Elonës që t’i shkruajë në një bluzë fjalët “të dua” në italisht. Ndërsa Elona e pyet për qëllimin e hyrjes në “Big Brother”, Rikja tregon se një ndër arsyet është që të kuptonte nëse e donte vërtet aq shumë apo jo dhe se largësia mund ta bënte të reflektonte.
Ajo thotë se qëndrimi në “Big Brother” e ka bindur edhe më shumë dhe e ka bërë të kuptojë se e do me të vërtetë. Rikja tregon se nuk është ndarë shumë mirë nga i dashuri, pasi i ka treguar se do të shkojë në një konkurs bukurie dhe ai nuk e ka mirëpritur shumë mirë këtë gjë.





