EGJIPT, 4 maj 2013– Një person 28 vjeç pretendohet se ofendoi presidentin egjiptian, Morsi në rrjetin social ‘Facebook’, duke provokuar një zënkë me një student, 22 vjeç, mbështetës i Morsit dhe një të riu tjetër, djali i një anëtari vendor të Lirisë së Vëllazërisë Myslimane.

Grindja në rrjetin social mes të rinjve degjeneroi në përleshje të dhunshme duke i marrë jetën tre personave.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një fshat në deltën e Nilit. Studenti i armatosur qëlloi për vdekje kundërshtarin e tij dhe një person tjetër i cili ndërhyri për të ndaluar përleshjen.

Më pas në mungesë të policisë, disa fshatarë arritën të kapnin studentin në shtëpinë e tij, duke e rrahur për vdekje.