FIER, 3 maj 2013 – Një përfaqësi e Aleancës Kuq e Zi në Fier i është bashkuar sot Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Kryetari i AK-së në Fier, Pandeli Tole, në një prononcim për mediat sqaron arsyet e largimit duke bërë fajtor kreun e AK-së, Kreshnik Spahiu.
“U zhgënjyem nga lideri i AK. Bashkohemi me LSI për fitoren e së majtës”, theksoi Pandeli Tole.
Vendimi i përfaqësisë së AK-së u përshëndet nga kreu i LSI-së në Fier, Robert Bitri.





