DURRES, 3 maj 2013– Pak orë më parë policia e Durrësit ka vënë në pranga 2 shtetas, Redjan Mujka, 25 vjeç, banues në Shijak dhe Kreshnik Hoxha, 24 vjeç, banues në Durrës.

Sipas polisë së Durrësit arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë për arsye se gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan rreth orës 00.45 në lagjen Nr.12  në automjetin Peugeot me targa AA666GJ që drejtohej nga shtetasi Redjan Mukja dhe pasagjer ishte Kreshnik Hoxha, u gjet dhe sekustrua në cilësinë e provës materiale një kuti metalike brenda së cilës gjendej një letër alumini e ngjitur me izolant me një sasi pluhuri me ngjyrë të bardhë, që për nga karekteristikat ngjason me lëndën narkotike të llojit Kokainë.

Kokaina e sekuestruar nga blutë ka peshën totale 4.70 gramë.

 Nga ana e policisë së Durrësit u kryen veprimet proceduriale lidhur me këta dy shtetas.

Mbi dy të rinjtë rëndon akuza e kryerjes së veprës penale “Prodhimit dhe shitje e lendeve narkotike”.