TIRANE, 3 maj 2013– Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të  Zgjedhjeve u miratua projektvendimi “Për ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias”.

Bordi ka si objekt monitorimin  dhe mbikëqyrjen e fushatës zgjedhore në radiotelevizionin publik dhe në kanalet  private.

Projektvendimi parashikon  që në përberje të bordit të jenë 7 anëtarë, por kryetarja e KQZ-së, Lefterije Lleshi, kërkoi të miratoheshin 6 anëtarë, duke kërkuar kohë për zëvendësimin e kanditatit Basir Çollaku, pasi ky i fundit është i emëruar në një detyrë tjetër.

Sakaq,  pas miratimit mes debatesh i Bordit të Monitorimit  të Mediave, përfaqësuesi ligjor i PS, Gjonçaj,  kërkoi transparenë në këtë proces, duke theksuar se ajo është shumë e rëndësishme