TIRANE, 3 maj 2013– Anëtarët e Aleancës Kuq e Zi të larguar nga kjo forcë politike, i janë bashkuar Partisë Socialiste.

Ata kanë qenë kundër vendimit të AK, për të garuar e vetme në zgjedhjet e 23 qershorit.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, kreu i selisë rozë Edi Rama tha se Aleanca Kuq e Zi u shndërrua në një forcë diversion për të çoroditur popullin opozitar. 

"Zhvillova një takim me përfaqësinë e Aleancës Kuq e Zi, njerëzit që kanë marrë pjesë në formësimin e një partie që fatkeqësisht u shfaq së fundmi në rolin e një force diversion për të çoroditur popullin opozitar në funksion të pushtetit familjar e të korruptuar të kryeministrit dhe publikisht dua tu them atë që u thashë edhe miqësisht në bashkëbisedimin tonë se dyert e PS, e aleancës për Shqipërinë Evropiane dhe çdo partie brenda aleancës janë të hapura për të gjithë kuqezinjtë idealistë, opozitarë", tha Rama.