Dejvid Grejser nga Providensi në Rod Ajlend (SHBA) është i varur nga të ushqyerit me insekte.
Gjatë njëmbëdhjetë viteve të shkuara ka provuar rreth pesë mijë lloje insektesh, ndërkaq nga ato që i pëlqejnë më shumë janë kacabuni, akrepat dhe mizat, të cilat vazhdimisht i ka në frigoriferin që e mban në bodrum.
Grajser është i martuar, baba i një fëmije dhe punon si mësues anglishte.
Ai bën jetë kryesisht normale, pos kur bëhet fjalë për pasionin e tij të të ushqyerit ai nuk ndalet.
“Më thonë se jam i çmendur, i sëmurë, i krisur, dhe kjo më duket se do të thotë që nuk jam aq i dashur”, sqaron ai.
Por ai mbron prirjen e tij bizare, për të cilën thotë se nuk është më e keqe se peshku luspor dhe athropodousi, të cilët ai i quan “insekte ujore”, por që këto të mijat janë shumë më të lira.
Ndër të tjera ai thotë se një pjatë me karkaleca është shumë më cilësore se një racion me mish viçi – ka më pak yndyrë, më shumë vitamina dhe shumë më pak shpenzime prodhimi.





