Femra më e kërkuar nga FBI në SHBA është halla e Tupac Shakur.
Sipas listës së përditësuar të dhjetë më të kërkuarve në Shtetet e Bashkuara është edhe Joanne Chesimard, AKA Assata Shakur.
Ajo është dënuar për vrasjen e një polici me një ekzekutim mafioz me një plumb në kokë.
Ajo është një anëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Zezë dhe iu shtua listës së përditësuar në dy maj, duke njohur dhe 40-vjetorin e vrasjes së policit Verner Foerster në vitin 1979.
Halla e Tupac Shakur bëhet gruaja e parë në listën e terroristëve më të kërkuar nga FBI: Joanne Chesimard është terroristja, e cila ekzekutoi një polic në vitin 1973, ajo i shpëtoi burgut dhe u strehua në Kubë.
Joanne Chesimard u arratis nga burgu në vitin 1979, ku ajo ishte duke kryer një dënim të përjetshëm për vrasjen në New Jersey të policit Verner Foerster.
Joanne Chesimard, anëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Zezë ka ikur në Kubë, dhe atje ajo ka jetuar për dekada të tëra si Assata Shakur.
Zyrtarët kanë dyfishuar “çmimin” mbi kokën e saj, nga 1 milionë $ në 2 milionë $.





