KORCE, 3 maj 2013- Një 25-vjeçar nga fshati Zvezdë i Korçës është dhunuar nga dy persona për motive krejt banale.
Dy të rinj nga Pojani E. N dhe T. N nga 23 vjeç, janë konfliktuar me O. B., 25 vjeç thjesht për një shikim.
Kaq ka mjaftuar që situata të agravohet dhe të rinjtë të ushtrojnë dhunë mbi 25-vjeçarin.
Më pas ata kanë dëmtuar me mjete të forta automjetin e tij.
Mbi dy të rinjtë rëndon akuza e shkatërrimit të pronës dhe dëmtime të tjera me dashje.





