GJIROKASTER, 3 maj 2013-Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar një sasi prej 65 kg marijuanë në një furgon mallrash.

Sipas burimeve zyrtare, furgoni me targat e Korçës ishte i ngarkuar me qepë dhe patate, ndërsa pas kontrollit sasia e drogës u gjet poshtë këtyre thasëve.

Të arrestuarit janë Jetnor Veshtrulla dhe Besnik Kosturi, 33 dhe 44 vjeç nga Korça.

Mësohet se droga ishte blerë në Lazarat.