TIRANE, 2 maj 2013– Gjatë mbledhjes së sotme të këshillit të ministrave, kyeministri Sali Berisha e ka ndalur vëmendjen e tij tek vota e emigrantëve. Ai është shprehur i gatshëm t’i ofrojë opozitës cdo formë të përshtatshme për ta, me qëllim që të pranojnë votën e emigrantëve, shkruan "Balkanweb".
“Mosvotimi i emigrantëve shqiptarë nuk ka asnjë shkak tjetër të vetëm, përvecëse fobinë që ka kryetari i opozitës ndaj votës së tyre. Qeveria ka qënë dhe është aktualisht e gatshme t’ju krijojë atyre mundësinë e votimit on line ose në cdo formë që të pranojë opozita, me qëllim që këtë detyrim që e përmbushin vendet më të zhvilluara të Europës, ta përmbushë edhe Shqipëria. Ne jemi të gatshëm të mobilizojmë cdo fond, të përshtasim cdo teknologji të lartë që ekziston, në mënyrë që vota e cdo qytetari të ketë forcën që meriton, por mjerisht kjo nuk pranohet nga opozita, sic nuk u pranua votimi i 16-vjecarëve”, tha Berisha.
“Nëse do kishte një komb që i takonte tua hapte dyert e votimit 16 vjecarëve do ishte kombi shqiptar. Por nuk ndodhi dhe kjo është e dhimbshme”, tha Berisha.
Duke u ndalur tek 16-vjecarët, Berisha tha se, “Për ti shpallur krah pune e bëjnë, e kemi me ligj, por për të njohur votën nuk e bëjnë. Ata mund të paguajnë sigurimet shoqërore, mund të paguajnë taksa por votat nuk ua lejojnë”.
Kreu i qeverisë tha më tej se lejimi i votës së emigrantëve do ishte një xhest respekti ndaj tyre.
“Vota e emigranteve xhest respekti, e drejtë e patjetërsueshme e tyre. Ata të gjithë janë në listat e votimit, aksionerë të fuqishëm në zhvillimin e këtij vendi, nuk mund t’i privosh ata nga vendimi i madh që marrin shqiptarët në zgjedhjet e përgjithshme. Në serinë e bllokimeve të panumërta uroj që këto të jenë të fundit”, tha ai.
Sipas Berishës, “23 qershori është moment i vecantë, për të hapur dyert, për të shembur murin”, dhe kjo sipas tij do të ndodhë.





