Aktorja Mila Kunis, e cila është në lidhje me Ashton Kutcher ka mposhtur 99 femra tjera nga e gjithë bota për vitin 2013, duke marrë kurorën nga britanikët për herë të parë pas katër vitesh.

Në listën e vitit të kaluar, Mila 29-vjeç, kishte marrë vendin 14, por pas filmit të suksesshëm “Oz: The Great And Powerful” në të cilin luajti aktorja, padyshim se nuk është surprizë që është zgjedhur femra më seksi në botë.

Redaktori i FHM-së, Dan Jude ka thënë:”Jo vetëm që është seksi, por ajo ka edhe sens të humorit dhe nuk frikësohet që të bëjë shaka edhe me veten”.

“shteti ka folur dhe verdikti është se ajo zyrtarisht është femra më seksi në botë”,ka thënë ai.