DURRES, 2 maji 2013- Policia e Durrësit ka arrestuar një 17 vjeçar me iniciale Xh.K nën akuzën e vjedhjes në bashkëpunim. Informacione zyrtare nga policia e Durrësit bëjnë me dije se ky shtetas u kap në flagrancë gjatë kohës që po tentonte të vidhte rreth 15 metra kabëll telefonik dhe interneti në lagjen nr 18. Në bashkëpunim me të në vjedhjen e kabëllit është përfshirë edhe shtetasi Aleksandro Buna, 21 vjec, banues ne lagjen 13, i cili ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes dhe nga ana e policisë është bërë shpallja në kërkim e tij.Materialet lidhur me këto raste iu përcollën për ndjekje Prokurorisë.
/e.a. Agjensia Lajmeve "Dyrrah"/





