LONDER, 2 maj 2013– Gjashtë persona rreth të njëzetave pranuan fajësinë për akuzën e komplotit në shënjestër të të cilit ka qenë një marshim i Ligës së Mbrojtjes Angleze kundër-Islamiste.
Sulmi do të kryhej duke përdorur armë, thika dhe bomba artizanale, por nuk u realizuar për shkak të mospërputhjeve në kohë.
Pesë nga anëtarët e grupit kishin planifikuar rë sulmonin marshimin që do të mbahej në qershor të vitit të kaluar, por në momentin kur u afrua koha e shpërthimeve, demonstruesit e Ligës ishin shpërndarë.
Pas këtij dështimi, makina me të cilën ata po ktheheshin u ndalua nga policia për një kontroll, por që rezultoi edhe me arrestimin e tyre.
Oficerët e kundërterrotizmit pranuan më vonë se ishin në dijeni të veprimtarisë së dy prej anëtarëve të grupit, por policia tha se nuk kishte të dhëna se ata planifikonin një sulm të tillë.





