TROPOJE, 26 prill 2013- Paraditen e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Lekbibaj të Tropojës.
Një 18-vjecare është vrarë me armë zjarri nga një punonjës policie kushëri me të.
Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të sherri të nisur për vijën e ujit.
Fillimisht sherri për vijën e ujit ka nisur mes grave të dy familjeve dhe më pas ka precipituar, ku 18 vjecarja Gjyste Paplekaj është qëlluar me armën e shërbimit nga kushëriri i saj Fran Paplekaj, duke mbetur e vdekur në vend.
Burimet e policisë bëjnë me dije se autori është vetëdorëzuar pas krimit, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë.





