GREQI, 26 prill 2013– Policia Greke ka arrestuar ditën e sotme një 54 vjeçar nga Shqipëria.

Me akuzat e abuzimit me të mitur dhe dhunës në familje, përballet 54 vjeçari, i cili u arrestua nga policia greke në komunën e Apokoronou.

Arrestimi i tij u bë pas akuzave se ai ka abuzuar seksualisht me dy vajzat e tij 11 dhe 16 vjeçare, dhe ka rrahur djalin e tij 20 vjeçar.

"Veprimi" i 54 vjeçarit është zbuluar kur vajza 16 vjeçare, i ka treguar shokëve të  klasës së saj për situatën e përjetuar së bashku me motrën dhe vëllain e saj.

Vajza u ankua në polici për sjelljen e babait të saj, duke pretenduar se e njëjta situatë përsëritej sistematikisht dhe me motrën 11 vjeçare.

Policia arrestoi 54 vjeçarin nga hetimet paraprake policia zbuloi se gjithashtu viktimë e dhunës ishte i biri 20 vjeçar, i cili rrihej dhe në sy të nënës së tij 49 vjeçare.

Policia greke po shqyrton të gjitha aspektet e çështjes. 

Sot babai monstër u arrestua, dhe fëmijët janë dërguar për mbështetje psikologjike.