LEZHE, 26 prill 2013– Një 65-vjeçar është vrarë në fshatin Torovicë të Lezhës.
Sipas të dhënave të para, Marash Kolndreu ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Lezhës.
Mësohet se ai është qëlluar në oborrin e shtëpisë së tij.
Nuk dihen ende motivet e ngjarjes, por policia bën të ditur se autorët janë identifikuar dhe janë vënë në kërkim.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





