MOSKE, 26 prill 2013– Sipas ministrisë ruse të situatave emergjente,38 persona kanë vdekur në një zjarr që përfshiu një spital psikiatrik në periferi të Moskës.  

Dy prej viktimave ishin punonjës shëndetësor të spitalit në qytezën Ramenshkoye, i cili u shkrumbua nga flakët.

Ministria njoftoi se medikamentet që kanë marr pacientët e spitalit para gjumit, mund të jetë shkaku kryesor i kaq shumë viktimave në këtë incident, nga i cili ka vetëm tre të mbijetuar. 

Kjo terapi e pacientëve, sipas ministrisë, ndikon që pacientët të flenë gjumë pasi u shkakton disorientim.

Vetëm 12 trupa të pajetë janë gjetur pas zjarrit, të cilin nuk dihet ende se si u shkaktua, por dyshohet se arsyeja e rënies së tij të ketë qenë një shkëndijë elektrike.