ARABI SAUDITE, 25 prill 2013 – Dëbohet nga vendi sepse është shumë i bukur. Megjithëse duket shumë e çuditshme është mëse e vërtetë. Protagonist i kësaj ngjarjeje të pakëndshme ka qenë një bukurosh arab. Fotografi i modës dhe aktori nga Dubai Omar Borkan al Gala është dëbuar nga Arabia Saudite së bashku me dy bashkëkombas të tij.

I vetmi “mëkat” i fotografit është  fakti se është shumë i bukur, aq sa mund të turbullojë gratë arabe.

Të tre meshkujt ishin duke marrë pjesë në një festival kulturor në Riad, kur u larguan nga forcat e rendit, të cilët i dëbuan nga Arabia Saudite.