TIRANE, 25 prill 2013 – Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar ndaj disa deklaratave të bëra në Kuvend nga disa deputetë lidhur me toponimet në dokumentet shtetërore shqiptare.
“Qëndrimi zyrtar i shprehur në Kuvend nga disa deputetë për çështjen e problemit të toponimeve në dokumentet shtetërore shqiptare në raport me shtetin grek është i papranueshëm dhe një sinjal i keq për tërheqje nga kërkesat e ligjshme të qytetarëve shqiptarë. Çështja e toponimeve është kthyer në çështje politike nga shteti grek, si hakmarrje ndaj ngritjes së çështjes çame në raportet shqiptaro-greke dhe si pasojë duhen gjetur rrugë zgjidhjeje në bazë të konventave ndërkombëtare dhe jo me tërheqje përballë orekseve të pavenda të shtetit grek”,- thuhet në një deklaratë të shpërndarë nga PDIU-ja.
/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





