MAQEDONI, 21 prill 2013 – Ka përfunduar zyrtarisht votimi i sotëm i zgjedhjeve në disa komuna në Republikën e Maqedonisë. Në ora 19,00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet në komunat Strugë, Dollnen, Qendër dhe Gjorçe Petrov.
Në disa vendvotime janë shënuar parregullsi zgjedhore, për të cilat kanë raportuar organizatat për vëzhgimin e zgjedhjeve, sikundër është “Most” dhe “Civil”.
Procesin e sotëm zgjedhor e kanë vëzhguar personalisht edhe ambasadori amerikan Pol Uolers, ai i BE-së, Aivo Orav si dhe ambasadorja gjermane Gudrun Shtajnaker.
Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 17.00 nuk ka pasur ndërprerje të votimit, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje në nivel republikan ka qenë 53,73%, raporton agjencia e lajmeve INA.





