LONDER, 21 prill 2013 – Duken të largëta kohët kur vendin e më të pasurit në Britaninë e madhe e zinte mbretëresha Elisabeth. Sipas listës së më të pasurve të publikuar nga Sunday Times më i pasuri i mbretërisë së bashkuar është një manjat rus, Alisher Usmanov, 59 vjeç, i lindur në Uzbekistan.
Pasuria e tij vlerësohet në rreth 13,3 miliard stërlina. Pjesën më të madhe të fitimeve të tij manjati ia dedikon kompanisë së tij Metalloinvest që prodhon qese plastike.
Në Britaninë e madhe më tepër sesa për qeset ai njihet si një nga aksionerët kryesorë të klubit të futbollit të Arsenalit.
/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





