TIRANË, 21 prill 2013 – Partia “Lëvizja e Legalitetit”, në zgjedhjet e 23 qershorit do të jetë pjesë e koalicionit të djathtë. Vendimi u mor ditën esotme gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PLL. Këshilli Kombëtar i PLL vuri në dukje se modeli dhe projekti i maxhorancës së djathtë është më i miri.
Lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, Këshilli Kombëtar i PLL shprehu shqetësim për qëndrimet radikale dhe rolin bllokues të opozitës shqiptare.
/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





