Kapet në aeroport mbante fshehur në pjesët e saj intime dhjetë gram drogë
RIMINI, 21 prill 201 – Ditën e djeshme në orët e vona të mbrëmjes policët e Policisë Kufitare Italiane të përfshirë në kontrollin në drejtim të udhëtarëve që vijnë nga Tirana me avionin Belle Air, kanë vënë në pranga një shqiptare njëzet vjeçare, e cila gjatë kontrolleve të të dhënave në banka, është gjetur të jetë e prekur nga një urdhër i lëshuar për paraburgim nga hetuesit e gjykatës së Riminit më datë 9 shkurt të vitit të kaluar, për krime të lidhura me drogën.
Gjatë procedurave tërësore të testimit, si dhe duke konfirmuar të jetë i njëjti person i shpallur në kërkim, policia italiane ka ndaluar të kërkuarën shqiptare, duke i gjetur më pas 10,4 gram marihuanë të fshehur në pjesët e saj intime, të cilën ishte duke u përpjekur për ta transportuar në Itali.
Vajza shqiptare pas kryerjes së të gjitha procedurave, u dërgua në Burgun e Riminit.





