TIRANË, 21 prill 2013- Partia Republikane mblodhi mesditën e sotme Konventën Kombëtare. Gjatë fjalës së tij, kreu i PR-së Fatmir Mediu, ritheksoi qëndrimin se dorëheqja e dy anëtarëve të partisë Socialiste nga KQZ, tregojnë se ky institucion është politik.
Duke iu referuar deklaratës që kryeministri i vendit Sali Berisha bëri një ditë më parë për bashkim të së djathtës me qëllim fitoren e zgjedhje parlamentare të 23 qershorit, Mediu kërkoi që të merren për bazë votat e elektoratit të PR-së si parti e dytë më e madhe në mazhorancë
“KQZ është komision politik, pasi dhe dorëheqja e anëtarëve socialistë sic thekson qëndrimin politik. Ne kemi kërkuar vetëm zbatimin e ligjit që të jemi në proces zgjedhor dhe të administrojmë votën. Berisha foli dje për koalicionin e së djathtës, ne kemi qenë gjithmonë pro këtij projekti, por koalicionet duhet të zbatohen në suksesin e përbashkët jo me pazar, ne kemi kërkuar analizën e zgjedhjeve të 2009, Ne jemi partia e dytë më e madhe se së djathtës. Asnjë nga ne nuk ka të drejtë ta le peng përfaqësimin e PR për cdo lloj koalicionit. Pa një bashkëpunim të mirë të së djathtës dhe vizion të përbashkët kjo fushatë do bëhej e vështirë. Thirrje për PD dh e partitë e djathta, koncepti i koalicioneve mbi atë cka kanë dhënë votuesit”, tha Mediu.
Mediu akuzoi opozitën se për shkak të bllokimit të saj u mohoi shqiptarëve integrimin në BE, teksa u sa i takon çështjes Çame, tha se duhet një koherencë politike.





