TIRANE, 21 prill 2013– Kreu i FRD-së, Bamir Topi ka mohuar një ftesë për koalicion parazgjedhor nga ana e Partisë Demokratike, ndërkohë që ka konfirmuar se nuk do bëjë aleancë me partitë e vjetra.
Gjatë një takimi me strukturat në qytetin e Korcës, Topi tha se FRD po shqyrton disa alternativa, pas ka ende tre ditë kohë për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore në KQZ.
Topi tha se në emër të integritetit, nuk përjashtohet dalja e vetme në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, pasi sipas tij shumë parti kane humbur identitetin duke u bërë shtojca.
Kryeministri vendit Sali Berisha gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së ditën e djeshme deklaroi se ne koalicionin parazgjedhor me PD do te mblidhen të gjitha partitë e spektrit të djathtë.





