ZVICER, 21 prill 2013– Pesë nga 11 rafineritë e mëdha të arit në Evropë operojnë në Zvicër. “Argor Heraeus” në Mendrisio, “Valcambi” në Balerna dhe “Pamp“ në Castel San Pietro kanë qendrat e tyre kantonin Tesinë. Tri kompanitë janë të vendosura brenda një hapësire prej disa kilometrash, në afërsi të kufirit me Italinë.
Dy rafineritë tjera zvicerane janë të vendosura në Zvicrën perëndimore: “METALOR” në Neuchâtel dhe “Cendres METAUX” në Biel/Bienne.
Kapaciteti i shkrirjes në pesë rafineritë zvicerane të arit mbulon rreth 40 për qind të prodhimit të arit global.





