TIRANE, 19 prill 2013-  Dy bashkëraportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Jonathan Evans nga Mbretëria e Bashkuar dhe Grigore Petrenco nga Moldavia mbyllin sot vizitën e tyre në Tiranë. Në një konferencë në një konferencë për shtyp ata kanë bërë me dije konkluzionet e vizitës së tyre faktmbledhëse në Tiranë, në kuadër të përgatitjeve të zgjedhjeve të ardhshme. 

Jonathan Evans gjatë fjalës së tij u shpreh se misioni i tyre ishte të mblidhnin fakte për zgjedhjet, të cilat, sic shtoi ai duhet të jenë të lira e të ndershme. 

“Shqipëria iu nënshtrua procesit monitorues roli ynë është të vlerësojmë nëse Shqipëria është e aftë të përmbushë standartet në zgjedhje. Të gjitha partitë kanë obligim ndaj popullit të realoizojnë zgjedhje të lira e të ndershme në qershor të këtij viti”, tha ai. 

Evans, duke u ndalur tek situate e fundit e krijuar në KQZ, nxiti palët poltike të zgjidhin crregullimin në funksionimin e këtij institucioni, që sipas tij duhet të jetë i pavarur. 

“Vizita jonë ka përkuar me situatën e krijaur në KQZ. Duhet të jetë një institucion i pavarur dhe i panshëm, pasi ka rol edhe në zhvillimin e zgjedhjeve të tilla. Partitë i nxisim të zgjidhin crregullimin në funksionimin e KQZ”, tha ai më tej. 

I pyetur se si do të zgjidhet ngërçi i krijuar në KQZ, Evans shtoi se, “Nuk na takon ne të merremi me rrethanat që kanë cuar në këtë problem, partitë presin nga ne rolin e arbitrit, por ne shohim situatën nuk është e kënaqshme është shqetësuese, i takon politikës shqiptare të bëjë zgjidhjet e duhura”, tha ai. 

Duke u fokusuar tek zgjedhjet raporteri i KiE, nënvizoi se procesi do të ndikojë edhe në integrimin e vendit në BE. 

“Këto zgjedhje janë vendimtarë për vazhdimin e monitorimit por edhe për statusin e Shqipërisë në BE. këtë ia kemi bërë të ditur të gjithë politikanëve që kemi takuar”. 

Raporteri Evans shprehu shqetësimin e tij për mosvotimin e 3 ligjeve të integrimit. 

“Ndryshimet legjislative nuk kanë bërë asnjë progres, rregullorja e Kuvendit, ligji për gjykatën e Lartë dhe ligji I administratës civile nuk janë miratuar ende, kjo shqetësuese. Është frustruese kur mendon që palët ishin shumë afër marrëveshjes. Ne presim progres në forcimin e gjyqësorit dhe luftës ndaj korrupsionit”, tha Evans. 

Ai shtoi më tej se, “Javës që vjen ne do raportojmë në Strazburg në lidhe me përgatitjet dhe me progresin e Shqipërisë në përmbushjen e rekomandimeve të KiE”. 

“Detyra jonë është të shprehemi pas zgjedhjeve për cilësinë e tyre, do ketë një numër të madh vëzhguesish që do monitorojnë, pas kësaj do dalim në një konkluzion nëse zgjedhjet janë të lira dhe të ndershme”, theksoi raporteri i KiE. 

GRIGORE PETRENCO: NE NUK IMPONOJMË QËNDRIMET TONA

Bashkëraportuesi nga Grigore Petrenco nga Moldavia tha se KiE nuk imponon qëndrimet e saj, dhe se vizita e tyre kishte për të vëzhguar situatën në vend dhe jo për të gjykuar. 

“Ne jemi këtu jo për të imponuar qëndrimet tona dhe jo për të gjykuar. Ne vimë këtu për të vëzhguar dhe në bazë takimeve që bëjmë hartojmë një raport që i dërgohet Këshillit të Evropës", theksoi Petrenco.

Jonathan Evans sqaroi se Shqipëria nuk është i vetmi vend që monitorohet: “Janë 10 vende, fakti që nuk është mbyllur procedura e monitorimit flet vete,. Duhet pranuar se është bërë progres por nuk do thotë se duhen injoruar ato fusha ku duhet të bëhet progres i mëtejshëm. 

ZGJEDHJET-RAPORTUESIT E KiE-së PËRFUNDOJNË SOT VIZITËN NË TIRANË

Dy bashkëraportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Jonathan Evans nga Mbretëria e Bashkuar dhe Grigore Petrenco nga Moldavia gjate ditës së sotme dy raportuesit do të takohen me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, ndërsa më herët janë takuar me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryeministrin Sali Berisha, kryetarin e PS-së, Edi Rama, ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi dhe me disa nga komisionet parlamentare. 

Bisedimet me autoritetet shqiptare janë fokusuar në përgatitjen e zgjedhjeve parlamentare, progresin lidhur me kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE, reformën e autoritetit rregullator të medias dhe çështjen e minoriteteve.