Një sherr i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prizen ka përfunduar me tragjedi. Një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit me thikë.
Autori i dyshuar raportohet se është një 17-vjeçar i cili është arrestuar nga policia.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i mituri 17-vjeçar është ndaluar për 24 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.





