TIRANË, 19 prill 2013- Gjykata e Apelit ka vendosur të dënojë sot me 200 mijë lekë gjobë Aldrin Dalipin kreun e Këshilltarëve të majtë në Bashkinë e Tiranës. 

Vendimi i Gjykatës vjen pas padisë së ngritur nga kryebashkiaku Lulzim Basha për shpifje e fyerje, para disa muajsh. 

Basha e ka paditur Dalipin në lidhje me deklaratat e tij për çështjen e kioskave. 

Ndërkaq, Aldrin Dalipi ka reaguar nga profili i tij në Twitter për vendimin, duke thënë se, “Asnjë presje nuk u heq deklaratave të mia. Vendimi i Apelit jepet në prag të mbledhjes së këshillit bashkiak”, tha ai.

Pas zyrtarizimit të aleancës PS-LSI në këshillat vendorë, këshilltarët e majtë cilët propozuan që të shkarkohet Njazi Kosovrasti nga kryetar i Këshillit Bashkiak dhe në vend të tij të propozohet Aldrin Dalipi, aktualisht, kryetar i këshilltarëve të majtë në bashki.