DURRES, 19 prill 2013– Policia e Durrësit mesditën e djeshme rreth orës 14:00, ka arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim Orsel Prroni, 18 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi nga blutë e Durrësit është kryer për arsye se me datë 16.04.2013, 18 vjeçari dyshohet se ka  vjedhur shumën prej 50.000 lekë në dyqanin e shtetasit K.H., ngjarje për të cilën po këtë datë është shpallur në kërkim nga ana e policisë.

Mbi 18 vjeçarin Orsel Prroni rëndon akuza për kryerjen e veprës penale të vjedhjes.