Joanës i ka mbetur në mëndje ironia e Rikes. Ajo do patjetër të hakmerret.

Madje e bën bisedë edhe me Anaidin. Joana i thotë që sipas Rikes, që të jesh farmaciste duhet të jesh injorante, ndërsa të depilosh njerëz je me shkollë. Ajo shok tek Rikja dhe e ngacmon duke i thënë që nesër ti bëjë një kamomil. Ndërsa Rikja ja kthen që do ja bëjë ajo, por do ti hedhi edhe helm brenda. Joana kapet dhe i thotë që misioni i Rikes qenka të helmojë Joanën, ndërsa shton “Rike karafile”. Joana vazhdon ta tallë Riken, ndërkohë ndërhyn Anaidi duke thënë : “Pse e ngacmoni Riken, ajo është një nga modelet më të famshme”. Këtu përgjigjet Elena duke i thënë që po të ishte aq e famshme do ta kishte ajo shoqe.

Joana e ka shoqe në facebook Riken dhe këtë gjë ajo ja përmend edhe gjatë ironisë së saj, që Rikja i ka bërë vetë kërkesë e para. Por Joana i thotë Anaidit që kur të dalin do ja tregojë fotot e Rikes që ai ta shohi se çfarë modele është Rikja, thotë ajo me ironi. Ajo shton se Rikja nuk është modele, por “rruan lesh”. Pas gjithë këtyre ngacmimeve dhe sharjeve Anaidi i thotë Joanës: “Mos hysh në gojën tënde”.

Acarohet gjendja, Rike-Joana, kalojnë në ofendime personale 

Ndërkohë Rikja me Joanën kapen me fjalë më njëra-tjetrën dhe mes tyre zhvillohet një bisedë plot ironi dhe ngacmime.

Fillimisht acarimi lind për shkak se Rikja i prek Joanës pjesën që fle me Anaidin dhe e quan atë “kollovar”. Por Joana i thotë që ajo e ka zemër dhe jo ashtu si e quan ajo. Por sipas Rikes nuk mund të bëhet “zemër” një person për 2 muaj. Joana i thotë që ajo e bën edhe për 3 ditë. Joana e pyet Riken se përse është ndezur kaq shumë dhe ironizon duke i kërkuar Big Brother ujë me akull për të shuar Riken.

Joana kapet edhe me Elonën, gjithashtu ndërhyn edhe Anaidi. Ai i thotë Elonës se ka filluar të flasë shumë këto ditë. Por sipas Joanës, asaj i ka dalë shoqja e ngushtë, për Oltën, prandaj ka filluar të jetë më aktive. Veç kësaj, sipas Joanës, Elona do të qëndrojë edhe një javë tjetër në shtëpi, prandaj ka filluar të flasë. Elona ja kthen përgjigjen Joanës një më një, ndërsa ajo kthehet të ironizojë sërish Riken. Joana e banalizon bisedën me Riken, ku përveç ironisë Joana i kërkon Rikes ti depilojë këmbët dhe sqetullat duke qenë se ajo është parukjere. Vajzat vazhdojnë ironitë me njëra-tjetrën duke kaluar nga profesioni i njërës apo tjetrës, deri në ofendime personale.

 

Eldora dhe Shpendi ndodhen pranë njëri-tjetrit duke marrë rreze dhe bisedojnë.

Shpendi ngacmon Eldorën që të flasë për partnerin e saj ideal.

Eldora i thotë se për të është shumë e rëndësishme ana e brendshme e një personi dhe jo pamja e jashtme. Ajo e përshkruan partnerin ideal si njëri të kuptueshëm, punëtor, i zgjuar. Shpendi i thotë që të flasë për djemtë e shtëpisë, por Eldora i thotë se nuk mund ta bëjë një gjë të tillë sepse mendon se vetëm njëri prej tyre i ka shumicën e cilësive që ajo pëlqen tek një mashkull. Eldora pyet Shpendin se si e mendon ai një femër si ideale dhe shpendi i përgjigjet “unë e kam pasur femrën ideale, tash nuk e kam më” dhe më pas shton “ajo ishte e gjatë, simpatike, e thjeshtë, familjare”. Eldora vazhdon ta pyesë duke i thënë “pse e le të ikte?” dhe Shpendi i përgjigjet duke i thënë se nuk do që të flasë më shumë për të, madje nuk mund të thotë nëse e ka apo jo më femrën ideale pranë.

Shpendi pasi u shmanget pyetjeve të Eldorës, fillon që ta ngacmojë me shaka. Ai i thotë se ajo nuk ka folur shumë për jetën e saj, ndërsa ai ka folur më shumë me të. Eldora i përgjigjet duke i thënë se ai është banori me të cilin ajo ka folur më shumë për jetën e saj jashtë.