Pas Presidentit Ilir Meta, ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ndodhet në Shijak, për të parë nga afër procesin zgjedhor në qendrat e votimit në këtë zonë.

“DurrësLajm” mëson se diplomatja amerikane ka pyetur anëtarët e komisionit mbi mbarëvajtjen e këtij procesi.

Ajo nuk nuk ka kursyer as shakatë me anëtarët e komisionit e vëzhguesit. Më tej, Kim ka falenderuar të gjithë për punën që po bëjnë.