LIBRAZHD, 4 prill 2013– Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme në lumin Shkumbin, në afërsi të Labinotit. Mendohet se trupi i përket Ismet Karajt, 32 vjeçarit, i cili ishte në automjetin që ra një ditë më parë në lum.
Policia po heton për identifikimin e plotë të kufomës, që u gjet disa kilometra larg nga vendi i aksidentit.
Më herët gjatë ditës, familjarët identifikuan edhe trupin e pajetë të gruas 19 vjeçare, Albina Hunçi, e cila ishte po ashtu në makinë.
Çifti i bashkëshortëve, që kishte një fëmijë të vogël, ishte nisur drejt Tiranës, ndërkohë që fëmijët e kishin lënë tek familjarët e tyre.
Polumbarët i kanë gjetur dyert e mjetit të hapura, ndërsa hidhet dyshimi se personat e ndodhur në mjet mund të kenë tentuar të dalin nga mjeti në momentin që ky i fundit ka rënë në ujërat e lumit Shkumbin.





