DURRES, 4 prill 2013– Mesnatën e ditës së djeshme policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit K.S., 16 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu forcat e policisë kanë filluar procedimin penal dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E.H., 16 vjeç, banues në Durrës.

Dy shtetasit në fjalë të të njëjtës moshë, ditën e djeshme rreth orës 19.45, në lagjen Nr. 13 Durrës, në afërsi të Albtelekom,  në bashkëpunim me njëri-tjetrin pas një konflikti të çastit  kanë goditur me mjete të forta në trup duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë shtetasit Ç.Gj., 32 vjeç, banues në Durrës.

32 vjeçari ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje të rëndëshëndetësore.

Mbi dy të rinjtë rëndon akuza për kryerjen e veprës penale  “Plagosje e rëndë  me dashje, e kryer në bashkëpunim”.