TIRANE, 4 prill 2013– Ekspozita pasqyron këtë fenomen përmes fotografive.
Fotografitë që ju po shikoni paraqesin Martesat serbo- shqiptare në kornizë .
Kjo ekspozitë fotografike ka fokusuar martesën dhe krijimin e familjeve mes meshkujve serb dhe femrave shqiptare.
Ekspozita është realizuar si fryt i bashkëpunimit të fotografes serbe Katerian Gajic dhe kuratotres shqiptare Elona Xhepa.
Sipas saj lidhja e tyre mundësohej nga agjensi apo edhe njohje mes të afërmish.
Këto janë vajza dhe gra shqiptare që duan të krijojnë familje, ndërsa ata janë meshkuj serb që kërkojnë një bashkëshorte për t'u kujdesur për familjen në fshatrat e Serbisë së Jugut, ku femrat janë gjithmonë e më të pakta në numër.
Qëllimi i këtij projekti është evidentimi i këtij realiteti që është shndërruar në fenomen.
Fotografitë tregojnë se këta individë edhe pse me gjuhë, kultura dhe tradita të ndryshme, apo edhe besime të ndryshme arrijnë të krijojnë familje normale pa marrë parasysh nacionalizmin.





